Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve
Zv/kryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës ka inspektuar punimet në ndërtimin e hekurudhës. Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia do të jetë se do krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit. Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero që do të jetë zonë komerciale dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare.
“Projekti në Stacionin e Trenit në Tiranë, parashikon një ndërtesë qendrore me peronët nëntokë, katin zero, që do të jetë komercial dhe kati i dytë dhe i tretë ku do të zhvendosen zyrat e Hekurudhës Shqiptare. Kjo do të jetë një qendër bashkëkohore e dizenjuar nga arkitektë e huaj sipas standardeve më të mira”, u shpreh Balluku.
Pas mbylljes së kësaj kontrate brenda këtij viti, do të nisë puna për sinjalistikën dhe telekomunikacionin. Balluku bëri të ditur se hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës dorëzohet si gjurmë brenda 3-mujorit të parë 2026 dhe vijohet më pas me elektrifikimin, një projekt me vlerë 27 milionë euro, ndërsa paralelisht do të vijohet me ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në këtë sektor, ashtu siç është bërë me stafet e trajtuara në Aviacionin Civil e sektorë të tjerë.
“Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3-mujorin e parë 2027”.
KOHA JONË SONDAZH

