Helidon Bushati mesazh Ramës: Shkodra nuk mund të mbesë “ma n’dorë t’horit”

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike në Shkodër, njëherësh dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Helidon Bushati, deklaron se Shkodra nuk mund të mbesë “ma n’dorë t’horit”.

Duke marrë shkas nga vizita kryedemokratit Lulzim Basha dje në këtë qytet, Bushati shprehet se njerëzit e zakonshëm janë garancia më e madhe e fitores së opozitës përballë “rilindësve” të udhëhequr nga Edi Rama që, sipas tij, po i fryjnë zjarrit të ndasive.

Mesazhi i demokratit Helidon Bushati

Në çdo rrugë dhe në çdo lagje. Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit.

Me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm.

Jeni ju garancia më e madhe e kësaj fitoreje.

Ndasive të tyre, i përgjigjemi me bashkim.

Së bashku FITOJMË, Shkodra FITON, Shqipëria FITON.

Në çdo rrugë dhe në çdo lagje. Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit.
Me njërëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e…

Pubblicato da Helidon Bushati su Mercoledì 17 marzo 2021

SHKARKO APP