Helidon Bushati: Shkodra nuk gjen qetësi, sepse pushtetin e kanë bandat

Kandidati i Partisë Demokratike që mori mandatin e deputetit në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Helidon Bushati ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme që tronditi kryeqendrën e veriut, ku një 35 vjeçar u gjend i pajetë në zonën e Livadeve në Shkodër.

Përmes rrjeteve sociale, Bushati deklaron se Shkodra nuk gjen qetësi, sepse pushtetin e kanë bandat.

“Shkodra nuk gjen qetësi. Sepse pushtetin e kanë bandat.

Një tjetër i zhdukur, që u gjend sot i vrarë. Rekordi kriminal i rilindjes vazhdon në Shkodër, në një qytet ku krimi kërkon të imponohet me dhunë dhe terror.

Po i marrin frymën jetës së këtij qyteti.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur pushteti diktohet nga krimi. Nuk ka si ta luftojnë kur janë bërë njësh me krimin. Kanë garancinë e kryebablokut, prandaj po bëjnë kërdinë.

Policia të bëjë detyrën e saj. Të distancohen nga kriminelët.

Qetësia dhe ligji t’i kthehet shkodranëve”, shprehet deputeti i zgjedhur i PD-së, Helidon Bushati.

SHKARKO APP