Helidon Bushati takon mësuesit: Pas 25 Prillit rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj

Kandidati për deputet dhe drejtuesi i listës së PD në qarkun e Shkodrës Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me mësues.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati shprehet se “nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin. Dhe këtë u mundua të bëjë i pashkolli“.

Sipas tij, PD angazhohet që pas 25 Prillit të rrisë pagën e arsimtarëve me 60%, jo më se 700 euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albumi i falenderimit. Mësuesit i besojmë gjënë më të shtrenjtë, dritën e syve tanë. Femijët tanë. Nëse do ta shuash një komb, shkatërro arsimin. Dhe këtë u mundua të bëjë i pashkolli. Nuk trajtoi me dinjitet figurën e mësuesit. Ndryshojmë si nata me ditën me qeverisjen e të paaftit. Angazhohemi t’u rrisim rrogat me 60%, jo më pak se 700 euro në muaj. Sepse mësuesit për ne meritojnë dinjitet!“, shkruan në Facebook Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?