Helikopteri i Forcës Ajrore angazhohet në Mirditë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Peleshi thotë se dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.

Policia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?