Helikopteri presidencial i pret kokën studentes në transmetim LIVE

 

Ka përfunduar në mënyrë tragjike përpjekja e një të reje peruane për lirimin e vëllait të saj nga burgu.

Dioselinda Feijoo Zapata, vetëm 21 vjeç dhe studente në Fakultetin e Juridikut është përpjekur të shfrytëzojë ardhjen e Kryeministrit Pedro Cateriano në brigjet e lumit Tumbes, për ti shprehur direkt kërkesën për lirimin e familjarit të saj.

Por si pasojë e pakujdesisë, gjatë vrapimit në drejtim të Kryeministrit, helika e helikopterit presidencial i ka kapur kokën, duke ia prerë atë.

E gjithë ngjarja e rëndë është transmetuar live nga mediat vendase të cilët po mbulonin aktivitetin e Kryeministrit në atë zonë.

SHKARKO APP