Helmi i minjve mbyll fabrikën në Durrës

Pesë punonjëse të një kompanie gjermane që operon në tregun shqiptar në prodhimin e sistemeve kabllore, janë paraqitur mesditën e sotme pranë urgjencës spitalore në Durrës me simptoma helmimi. Edhe punonjëse të tjera kanë paraqitur simptoma të ngjashme dhe janë dërguar nga përgjegjësit e tyre në shtëpi.

Situata u krijua nga dezinfektimi për minj brenda ambienteve të fabrikës. Drejtuesit e saj nuk pranuan të prononcohen në lidhje me situatën për të cilën po hetohet.

Ky nuk është rasti i parë i helmimit të punonjësve në ambientet e punës. Në disa raste të ngjashme, simptoma asfiksie dhe helmimi kanë paraqitur punonjës të disa fasonerive po në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?