Helmim masiv në një lokal dasmash në Shijak, 50 persona shtrohen në spital
50 persona janë helmuar nga ushqimi në një lokal dasme. Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur dje.
Ndërkohë shefja e repartit infektiv, Nadire Jani pohon se 50 persona janë paraqitur në spital me diarre dhe janë shfaqur me temperaturë të lartë.
Sipas dëshmisë së pacientëve ata kanë nisur të shfaqin probleme pasi konsumuan ushqim.
Shefat e pavionit infektiv nga ky spitalit njoftuan se ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.
Nga ana tjetër Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.
Sipas të njëjtave burime, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49, 57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

