Helmimi i banorëve, Spahiu rrëzon variantin e Qeverisë: Analizat faktojnë pastërtinë e ujit

Ish-deputeti i LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me helmimin e më shumë se 100 banorëve të Bulqizës.

Fillimisht u dyshua se uji i papastër mund të ishte arsyeja e helmimit, por Spahiu e ka hedhur poshtë këtë fakt, duke kërkuar që disa nga të prekurit të dërgohen në QSUT për analiza më të specializuara.

POSTIMI:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësova që nuk ka qenë uji shkaku i helmimit të shumë qytetarëve në Bulqizë, pasi analizat e bëra, faktojnë pastërtinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paaftësia e sistemit, sidomos atij shëndetësor, për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarje, mungesa totale e infrastrukturës spitalore në Bulqizë, nxitimi për të gjetur shkaktarin, dhe dënuar atë, më parë duhej shoqëruar me vizita mjekësore të specializuara për rastin.

Meqenëse hallet e shëndetit “i qan” vetëm QSUT, a mundet që disa nga të prekurit nga kjo sëmundje të dërgohen atje?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?