FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e ”Sori-Al”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë së kateringut (për ushqim) “Sori-Al”, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, në qershor të këtij viti. Vendimi vjen pas përfundimit të analizave laboratorike, që sipas AKU-së rezultuan konforme me standardet e sigurisë ushqimore. Sipas njoftimit të AKU-së, më 25 qershor 2026 u morën 14 mostra nga ushqimet e servirura gjatë drekës dhe darkës për studentët, si dhe pesë mostra tamponësh për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve në Garnizonin “Skënderbej”.

Njoftimi i plotë nga AKU-ja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve, pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk ka kampionuar më datë 25 .06.2026, 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, në adresën Garnizoni “Skënderbej” Tiranë 14 mostra nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienë ambientale dhe të pajisjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga laboratori i Referencës ISUV jemi informuar, se nga analizimi në total i 33 mostrave për treguesit mikrobiologjik kanë rezultuar brenda normave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë masë me ndërprerje aktiviteti, subjekti Sori-al ka bërë analiza autokontrolli tampone ambjental të ambjenteve, pajisjeve dhe punonjësve të cilat kane dalë konform kërkesave ligjore.

AKU më 10.7.2026 pas njoftimit të subjektit për rezultatet e analizave të vetëkontrollit , ka kryer inspektim në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, gjatë së cilit ka marrë sërish 3 mostra tampon ambiental, të cilat u dërguan, për analizim pranë laboratorit të ISUV.

Me daljen e rezultatit të analizave konforme për kushtet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore, për mostrat kontroll zyrtar të kampionuara me datë 25.06.2026 dhe të mostrave të marra me datë 10.07.2026 në subjektin “Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, AKU ka kryer zhbllokimin e aktivitetit të subjektit ”Sori-Al” dhe OBU-së i lejohet të vijojë ushtrimin e aktivitetit të gatimit te ushqimeve në ambientet e kuzhinës që ndodhet brenda ambienteve të Garnizonit “Skenderbej”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?