Helmimi i vjehrrës, video e rrëfimit të 20-vjeçares…
Vrasja që dyshohet se ka ndodhur më 30 prill të vitit 2017 në Tiranë, por që ishte raportuar si një vdekje natyrale, kur nusja asokohe 20-vjeçare Marjana Çmeta kishte vrarë vjehrrën Lirije Lamin duke përdorur fotoksinën, ka arritur që të zbardhet nga Prokuroria.
Mësohet se pas krimit, autorja e dyshuar është rrëfyer pranë dikujt për krimin e kryer dhe një gjë e tillë është regjistruar me video, duke u kthyer kështu në një provë të fortë kundër saj.
Të premten, autorja e dyshuar dhe tre personat e shoqëruar për moskallzim krimi, mes të cilëve edhe burri i viktimës do të dalin para gjykatës. Çështja është hetuar nga Prokurori Besnik Muçi, i cili ka zbardhur edhe krimin makabëre të ndodhur rishtazi në Fier.
KOHA JONË SONDAZH

