Helmimi, reagon ministri kosovar: Ishte këshilltarja ime ajo që u ndje keq

Ministri i Brendshë m i Kosovës, Skender Hyseni ka hedhur poshtë lajmin e përhapur nga media se bashkëshortja e tij është helmuar gjatë një dreke në Patok.

Në reagimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Kosovës sqarohet se ajo që është ndjerë keq, në fakt ka qenë këshilltarja e ministrit Hyseni dhe jo bashkëshortja e tij.

“Për hir të së vërtetës sqarojmë opinionin publik se njoftimi i shpërndarë sot nga shumë portale se gjoja bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni është helmuar në Shqipëri nuk është i vërtetë. Në vizitën e tij Ministrin nuk e ka shoqëruar bashkëshortja, por një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, në përbërje të z. Shpend Maxhuni – drejtor i Përgjithsh ëm i Policisë së Kosovës, znj. Shqipe Mjekiqi – Këshilltare e Larte Politike dhe z. Shkodran Manaj – Këshilltar Politik.

Mund të themi se rrugës për në kthim këshilltarja është ndjerë keq dhe pas një trajtimi të shkurtër në spitalin e Laçit delegacioni ka vazhduar rrugën për Prishtinë. Me mirësjellje kërkojmë nga mediat dhe portalet që ta publikojnë këtë sqarim”, – thuhet në sqarimin e MPB­-së. 

SHKARKO APP