Helmohet bashkëshortja e ministrit kosovar, gjatë një dreke në Patok

Helmohet bashkëshortja e ministrit të Brendshëm kosovar gjatë vizitës në Shqipëri. 

Lajmi u konfirmua nga “GSH”, sipas të cilës, bashkëshortja e ministrit Skënder Hyseni është helmuar gjatë një dreke në Patok dhe menjëherë pas kësaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit.

Burime pranë këtij spitali sqarojnë se pasi ka marrë një serum, gjendja e saj është stabilizuar dhe ajo është nisur drejt Kosovës. Ditën e djeshme, ministri i Brendshë m i Kosovës, Skënder Hyseni së bashku me bashkëshorten dhe kabinetin e tij ka ndaluar për të ngrënë një drekë në Patok të rrethit të Kurbinit. Por, gjatë kësaj dreke, bashkëshortja e ministrit Hyseni është helmuar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Laçit. Burime spitalore sqarojnë se bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është dërguar në spital me dy makina të eskortës së kabinetit të Ministrisë së Brendshm e të Kosovës.

 Të njëjtat burime sqarojnë se gjatë paraqitjes në spital, zonja Hyseni ka shfaqur shenja dobësie dhe pas kësaj ajo ka marrë serum. Mendohet se bashkëshortes së Hysenit mund t’i ketë bërë dëm ndonjë ushqim gjatë drekës që ajo bashkë me bashkëshortin e saj kishin planifikuar në Patok, pas vizitës që kishin bërë ditën e enjte në ambientet eMinistrisë së Brendshme e në Tiranë.

SHKARKO APP