Helmoi vjehrrën, kërkohet 35 vite burg për ish-nusen
35 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për Marjana Çmetën, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën e saj. Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami.
Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Çmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur dhe autorësisë së saj dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.
Si u zbulua vrasja
Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. Si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

