Helmove fëmijët, Malaj-Veliut: Kërko falje tek qytetarët

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, përmes një postimi në facebook, thotë se Ardi Veliu duhet ti kërkojë ndjesë fëmijëve që i helmoi me gaz, gjatë protestës së opozitës. ”A e dinë se vetëm 50 m larg zonës së helmuar, helmi hyri në shtëpitë e qytetarëve? Ndaj, përtej faljes që kërkuat për biznesin, ju kërkoni falje dhe nxënësive e mesuesve të shkollës profesionale Ekonomike, si dhe banorëve të zonës, grave të moshuar dhe fëmijëve të vegjël e foshnjave, të cilëve iu mbushēn dhomat e gjumit me gaz e u asfiksuan nga situata e jashtëzakonshme e krijuar”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

Po fëmijëve të shkollës profesionale dhe banorëve të zonës do t’ju kërkoni falje zoti Veliu! Sot Policia doli me një leter publike dhe ju kërkon falje biznesit për gazin helmues që hodhi ditën e protestës. Po pranojmë dhe duam të pranojmë që policia u ndërgjegjësua dhe pranoi që gaboi. Në realitet nuk gaboi , pasi cdo gjë e kishte të planifikuar. Po policia valle e di qe 200 m larg zonës ku u hodh gazi nxenesi e shkollës profesionale të ekonomikut ishin në mësim??!! A e dini zoti Veliu se cfarë paniu dhe frike iu krijua nxenesve e mesuesve?

Swiss Digital Desktop Reklama

A e dine se vetëm 50 m larg zonës se helmuar, helmi hyri në shtëpitë e qytetarëve? Ndaj, përtej faljes që kërkuat për biznesin, ju kërkoni falje dhe nxënësive e mesuesve të shkollës profesionale Ekonomike, si dhe banorëve të zonës, grave të moshuar dhe fëmijëve të vegjël e foshnjave, të cilëve iu mbushēn dhomat e gjumit me gaz e u asfiksuan nga situata e jashtëzakonshme e krijuar?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkojuni falje dhe komunitetit që jeton në këtë zonë Zoti Veliu . E di që nuk e keni të thjeshtë se ju e dine se çfarë pasoja do të ketë helmi i hedhu, po kjo nuk do të shfaqet sot, po pas disa vitesh, kur qelizat në rritje të këtyre fëmijëve te jene demtuar, e sëmundjet të shfaqen me vonë! Atëherë do degjohet krisma e ngjarjes së helmimit të popullatës masive. Ju e bëtë ndjesën e parë, bejeni dhe ndjesën e dytë që të shpetoni shpirtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?