Emërohet drejtuesi i MobAl, institucionit të ri të transportit kombëtar
Sot është emëruar drejtuesi i MobAl, institucioni më i ri i transportit në Shqipëri, i cili synon një qasje të re në organizimin dhe menaxhimin e transportit publik në nivel kombëtar.
MobAl do të ketë në fokus zhvillimin e transportit arsimor për nxënësit dhe mësuesit, si dhe krijimin e linjave të dedikuara për transportin turistik, në funksion të mbështetjes së turizmit dhe rritjes së aksesit në zonat me interes turistik në vend.
Në krye të këtij institucioni është emëruar Henri Telharaj, me eksperiencë në administratën publike dhe shoqërinë civile. Telharaj ka qenë gjithashtu një nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Bruksel në procesin e hapjes së Grup-Kapitullit 14 “Politikat e Transportit”, në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas objektivave të përcaktuara, MobAl pritet të luajë një rol reformues në sektorin e transportit, duke synuar standarde më të larta shërbimi, planifikim të qëndrueshëm dhe përafrim me praktikat europiane.
KOHA JONË SONDAZH

