Brenda saj, në momentin e sulmit, ishin 12 artistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë – të gjithë të rrezikuar në jetën e tyre!
KY ËSHTË TERRORIZËM!
Më i ndyri dhe më i poshtri i ndodhur ndonjëherë në këtë qytet!
Këta artistë, kjo lagje, banorët dhe sipërmarrësit, shqiptarë e të huaj që frekuentojnë këtë lagje, NUK I KANË ASNJË BORXH askujt!
Urrejtja ndaj këtij qyteti dhe popullit të tij është e ndyrë, e poshtër dhe tani vrasëse!
Nëse ky vend ka Prokurori e Gjykatë, nëse ky popull paguan prokurorë e gjyqtarë, ky është rasti për t’i parë të VENDOSIN!