
Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin drejt Turqisë të shtetases turke Julide Yazici, e cila kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale të dhënies së ndihmës logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrjes në një organizatë terroriste. Ajo ka status azilanteje politike në Francë dhe pretendon se procedimi ndaj saj është i motivuar politikisht. Më 7 gusht 2026 Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për qëllime ekstradimi, ndërsa më 21 gusht Apeli la në fuqi këtë masë.