“Heqin shqiponjat dhe mbajnë bunkerët”, Berisha: Simboli i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se bunkeri është simboli i kryeministrit Edi Rama që e quan vazhdimisht në statuset e tij Zografi i dytë.

Sot Berisha ka publikuar një foto të bunkerit të vendosur në mes të qytetit dhe Shqiponjës që u hoq nga rrethrrotullimi pranë Doganës.

“Jo shqiponja e flamurit që urren por bunkeri i etërve të tij xhelat është simboli i Zografit bis. sb”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heqja e Shqiponjës së vendosur për 100-vjetorin e Pavarësisë shkaktoi debat në politikë. Kryeministri Edi Rama e etiketoi si një “vulgaritet të ngritur në piedestal”, ndërsa nga opozita pati reagime të shumta për heqjen e simbolit kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?