Heqja e qeseve? Edhe tregtarët kundërshtojnë nismën

Tregtarët kundërshtojnë heqjen nga përdorimi të qeseve plastike. Në mbledhjen e së martës të komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi, Mira Pogaçi nga shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” parashtroi edhe argumentet kundër ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

“Lobimi jonë nuk vjen për interesat e prodhuesve, sepse këto qese importohen, por në gjithë rrjetet e marketeve qasja është e nevojshme”, deklaroi Pogaçi.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit ngritën shqetësime mbi dëmin ekonomik ndaj prodhuesve dhe importuesve të qeseve plastike si pasojë e heqjen së tyre nga përdorimi. Elvis Tosuni, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, tregoi se si mund të shmanget kjo barrë ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?