Heqja e tabelave, kryebashkiaku i Finiqit reagon në gjuhën greke

Pas heqjes së tabelave në gjuhën greke në disa fshatra të Finiqit ka reaguar edhe kreu i Bashkisë, Leonidha Hristo. Përmes një postimi në rrjetet sociale në gjuhën greke, ai thotë se po e kontrollon me kujdes situatën.

“Ju falënderoj ngrohtësisht për mesazhet e shumta që më keni dërguar këto ditë në lidhje me ngjarjet e fundit. Po e kontrollojmë situatën me kujdes dhe me ndjenjë përgjegjësie” shkruan Leonidha Hristo.

Një ditë më parë policia e Sarandës hoqi tabelat e vendosura në disa fshatra të Finiqit ku emërtimi i vendeve ishte në greqisht dhe më pas në gjuhën shqipe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është në kundërshti me ligjin shqiptar, pasi tabelat duhen në gjuhën shqipe dhe më pas në atë greqisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse pati kundërshtime nga banorët e disa fshatrave, policia dhe ARRSH vijuan aksionin për heqjen e tabelave dygjuhëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?