Herion Mustafaraj ironizon: Sa do doja të isha drejtor të rrihja gazetarë

Pas pjesëmarrjes me sukses në “Dance with me”, një prej spektakleve televizive më të ndjekura në vend, aktori i njohur, Herion Mustafaraj duket sikur ka më shumë kohë të lirë për të frekuentuar rrjetet sociale. E kur hyn ai në Facebook, patjetër do të lexojmë ndonjë batutë në postimet që bën. Batuta nga ato që jo vetëm të bëjnë të qeshësh, por që brenda “fshehin” edhe fabula interesante, apo ironi të hollë. Siç ishte postimi i radhës, konteskti i së cilës është mjaft i qartë kujt i adresohet…

“Sa doja të isha ndonjë Drejtor Institucioni Arti që të rrihja gazetarë… t’i bëja të vdekur, apo nuk më shkon”, ka shkruar “Beni ecën vetë”, duke nënkuptuar, Hervin Culin. Pas këtij postimi menjëherë kanë vërshuar komentet mbi temën më të diskutuar të javës që shkoi, atë të konfliktit mes drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe gazetarit të ABC News, Eni Shehu.

 

(Koha Jone)

SHKARKO APP