Heroi i ndeshjes Armando Sadiku flet pas ndeshjes

Heroi i skuadrës kombëtare, golashënuesi i fitores historike, Armando Sadiku është shprehur tepër i lumtur për fitoren e parë të Shqipërisë në një kompeticion të tillë.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore historike. Dua të falenderoj të gjithë shokët e skaudrës, stafin, trajnerin, të gjithë që më ndejtën afër dhe tani ja shpërbleva me këtë gol të rëndësishëm. Unë kur shënova nuk e pashë as topin, shkova të festoj me të gjithë stafin pasi të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, deri tek masazhatorët”.

Gjithashtu autori i golit tha se tani kualifikimi është në dorë të fatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani nuk varet më nga ne, do presim si do dalin ekipet e tjera, shpresojmë në një rezultat të keq për to. Do të kthehemi në hotel dhe atje do presim me ankth ndeshjet e tjera”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sadiku falenderoi edhe tifozët duke thënë se ndihet shumë krenar për to pasi kanë dominuar në çdo ndeshje.

goool

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?