FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Heroi Morata hyn dhe ringjall Milanin, kuqezinjtë nisin epokën “Fonseka” me një barazim

Dritë jeshile dhe Milani ka arritur të barazojë në minutat e fundit përballë Torinos në “San Siro” me rezultatin 2-2.

Sfida nisi mjaft keq për kuqezinjtë e Fonsecës, të cilët kaluan në disavantazh falë një autogoli nga Thiaw në minutën e 30’. Gjërat u përkeqësuan për “Djallin” kur Zapata dyfishoi shifrat në minutën e 68’.

Gjithsesi, u duk se fryma e Piolit ndodhej ende në skuadër, me kuqezinjtë që ngushtuan diferencën me Alvaro Moratën në minutën e 89’ dhe pas 6 minutash ishte Noah Okafor që rivendosi baraspeshën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si Inter, edhe Milan e nis me një pikë këtë sezon në Serie A, teksa u duk se ka shumë gjëra që duhen rregulluar për javën e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?