Heroinë, kanabis e armë në vilë, prangoset famillja Llani në Paskuqan

Rreth 1 kg heroinë e ndarë në doza gati për t’u shpërndarë dhe  më pak se 1 kg kanabisi u sekuestrua pasditen e sotme nga Policia e Tiranës në një vilë 5-katëshe të familjes Llani në Paskuqan të Tiranës.  Policia njoftoi se ka sekuestruar një sasi prej 1.1 kg heroinë dhe 900 gr kanabis sativa, të gjetura në banesën e Et’hem Llanit. Gjithashtu u gjetën dhe 37 gr fara kanabis sativa. Në pranga janë vënë katër persona dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, kurse një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë. Policia njoftoi se u finalizua operacioni “VERE  2015 “ ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i katër personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. pas një kontrolli në banesën e shtetasit Et’hem Llani janë gjetur 1 kg e 172.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë,  e ndarë në doza të  vogla, 15 qese me madhësi nga 20 deri në 100 gram, si dhe 913 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Kjo e fundit ishte e ndarë në 900 qese te vogla(doza) të përshtatura për shitje, si dhe 37 gram fara cannabis sattiva, 38 copë fishekë luftarakë model 7.62 mm, një  granatë difensive së bashku me ndezës, si dhe 15 telefonë celularë dhe 250 euro e 50.000 lekë të reja. Kurse në banesën e shtetasit Sadik Llani janë gjetur një armë e ftohtë (thikë) dhe 8.4 gram cannabis sattiva. Nga tetë shtetasit e arrestuar, pjesa më e madhe  e tyre janë pjesëtarë të familjes Llani. Është proceduar në gjendje të lirë  shtetasi Maksim Plaku, i biri i Mustafiat dhe i Lumturies, 26-vjeç, lindur në Didbër dhe banues në Kodër Kamëz, me arsim të mesëm, dënuar më parë për vjedhje. Për të tjerët që janë arrestuar apo shpallur në kërkim policia dha edhe arsimimin e tyre, të gjithë me tetë klasë shkollë. Arrestimet janë kryer nga Seksioni për Narkotikët pas informacioneve të marra në rrugë operative. Policia njoftoi se është kapur në flagrancë shtetasi Klevin Llani duke i shitur një dozë heroinë shtetasit Makism Plaku. Dosja pas arrestimit të tyre, sipas policisë, i ka kaluar tashmë  Prokurorisë së Tiranës.

 

Janë arrestuar shtetasit:

1- Sadik Llani , i biri i Xhaferrit  dhe i Xhemes, 28 vjeç, lindur në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje.

2-  Klevin Llani , i biri i Shkëlqimit dhe i Kimetes, 15-vjeç, lindur në Babrru.

3- Selim Llani , i biri Ethem  dhe i Fatime, 55-vjeç, lindur në Dibër dhe banues ne Babrru.

4- Nafi Llani, i biri Musait, 50-vjeç, lindur në Dibër e banues në Babrru

Janë shpallur në  kërkim shtetasit:

5- Et’hem Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, 28-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Paskuqan.

6- Dashamir Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, 23-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Paskuqan

7- Ilir Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, 21-vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Paskuqan

8- Fatjon Llani, i biri Selimit dhe i Nafijes, 20-vjeç, lindur në  Tiranë dhe banues në Paskuqan

SHKARKO APP