Heroizëm dhe rezistencë poshtë rrënojave, zjarrëfikësit tregojnë si shpëtoi 25-vjeçari
Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, 25-vjeçarit i cili arriti të dalë i gjallë nga rrënojat e hotelit, pas tërmetit tragjik.
Të ftuar në studion e “Historia ime”, ata kanë treguar se kanë komunikuar më të riun dhe se kur e kanë parë ishte nën krevat.
“Kam komunikuar me Klajdin për më shumë se 7 orë. I preka këmbët. Isha i lodhur pushoja nën rrënoja. Kur pushoja unë, më pyeste: A do punoni prapë? I thoja që po, i thosha: Po pushoj pak, pusho edhe ti se në hotel je. I jepja kurajo. Kur doli më në fund na e shpërbleu. Nuk mendoja asgjë në ato momete, vetëm Klajdin. Ishte një taksixhi aty që ka bërë një punë të mrekullueshme. Kemi qënë sipër rrënojave dhe dëgjuam më pas zërin e tij, me orientim hapëm rrënojat me dorë e ça mundëm. Po ecnim nën rrënoja diku 7 metra. Kur arritëm afër Kladit, ai ishte nën krevat. Atje nuk mendon kujdes, menduam vetëm Klajdin. Në ato momente nuk e mendojmë jetën. Na pyeste gjithë kohës, kishte shumë fuqi na ka ndihmuar edhe ai. Kur doli u çua direkt. Doli në këmbë. Ai ka pasur 5 soleta sipër,”-thanë efektivët e zjarrfikëses.