Hervin Çuli: Qeveria të mos humbasë kohë, urgjent të ndërtohet Teatri i ri
Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën është Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar.
I pyetur në lidhje me çështjen aktuale të teatrit, Çuli ka treguar se cila është një zgjidhje e pranusheshme dhe nga qeveria.
“Qeverisë shqiptare i takon pas nxjerrjes së projektligjit që të bëjë urgjent prezent projektin e plotë të Teatrit Kombëtar. Unë si drejtor dhe publiku ka nevojë të dijë kush do jetë teatri i ardhshëm .
Normale do ishte që të kishim projektin në fillim dhe pastaj projektligjin. Unë duke e quajtur të pamundur rikonstruksionin e teatrit, unë personalisht do të doja një tetar të ri kombëtar. S’kam thënë që jam kundër rikonstruksionit”, është shprehur ndër të tjera Çuli.
KOHA JONË SONDAZH

