Hetem Ramadani: Nuk po na vret koronavirusi, por kequshqyerja
Në kohë të tilla, dallin lloj lloj teorish dhe njerëzish që flasin për to.
Një prej tyre është biznesmeni Hetem Ramadani, bashkëshorti i sopranos së njohur Inva Mula.\
Sipas tij, këto kohë nuk po vret koronavirusi, por kequshqyerja.
Në një shënim para disa ditësh ju thonit se mënyra se si ne ushqehemi na ka dërguar në këtë gjendje që jemi sot.
Tashmë është më lehtë më fol se sa më parë për rëndësinë e ushqimit. Me këto që po fokusohemi për virusin është evidente që njerëzit nuk po vdesin nga virusi, por ai është evident në vdekjen e njerëzve në bazë të gjendjes së shëndetsore të pacientëve, për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet e tjera kronike. Unë kam thënë se në Amerikë, njerëzit e shëndetshëm janë vetëm 12 % nga aspekti dhe parametrat e trupit të tyre pasi janë ushqyer gabimisht.
Ju thoni se ushqimi i keq shkakton sëmundje dhe sot ti vdes nga Covid 19 nga sëmundjet që janë shkaktuar nga kequshqyerja?
Sigurisht pasi në vend që të vdesin njerëz nga sëmundje kardiovaskulare pas një viti ose më shumë nëse e marrin një virus të tillë mund të vdesin për disa ditë. Jo unë por të gjithë shencëtarët emëruesin e përbashkët është çfarë imuniteti ka qenia njerëzore për të përballuar virusin. Ky është një virus specifik, por vdekjen po e sjell pasojat e sëmundjeve të qenieve njorzore. Ne sot jemi të sëmurë globalisht, ai po ndikon globalisht dhe nuk po ndikon vetëm në një vend. Sigurisht që ka dallime pasi në një vend ka njerëz më të shëndetshëm në krahasim me vendet tjetër. Në Amerika fakti se janë mbi peshë, fakti që je obes ke tre herë më shumë probabilitet për të vdekur, ndërsa nëse je me sëmundje kardiovaskulare 10 herë më i rrezikuar.
Amerika është vendi i duhur për të dhënë këtë shembull pasi kultura e ushqimit atje është Fast Food
Fast Food që do të thotë se bën gjenocid. Ajo që hamë ne nuk është vetëm kalori, por është informatë, pasi ndryshon shprehitë e gjeneve tona. Fatst Food bën gjenocid me gjene tona. E vërteta që në Shqipëri është se hahet ndryshe, ndoshta në mungesë të lekëve njerëzit nuk e kanë aq të lehtë për tu ushqyer me ushqim jashtë si në Amerikë dhe vendet e Perëndimit.
Fast Food patjetër që ka një kosto dhe në Shqipëri është i përqëndruar në zonat urbane. Unë kam lexuar disa shënime tuaja të para disa vjetëve për ushqimin. Teoria ishte që ne duhet të hamë dy herë në ditë përdorimi shumë i frutave të thata të freskëta kishin njëlloj diete që unë e kam të pamundur për të zbatuar, jo fizikisht por ushqimi është një mundësi jetese dhe një njeri si ti kimist dhe sipërmarrës i njohur në fushat e artit, është e pamundur për mënyrën e jetesës që bëjmë besoj?
Kur thua e pamundur aktivizon dhe mundësinë e pamundur. Unë mendoj se ky virus do të bëjë një ndërrim radikal ose nëse nuk mësojmë nga këto situata atëherë është pasi një virus tjetër mund të na mbysë si ky virus. Prandaj ne duhet ti bëjmë pyetje vetes se ushqehemi për tu ushqyer apo për të jetuar. Nëse ne mësojmë nga ky virus nuk është vështirë, e vështirë është që të ndryshojmë se ne po ushqehemi gabim. Unë e kam shpjeguar shpesh pse ne hamë shpesh, pse kam shumë sheqer jo sheqer të bardhë por përbërës të ushqimit me sheqer. Truri stimulohet nga dopomina dhe na jep një kënaqësi momentale. Nëse ushqehemi me ato që kam thënë, me fruta të thata, me mish me peshk, me fasule ne nuk rrisim insulinën por kemi balancë. E vërteta është se pse hamë shumë, çdo tre apo dy orë, pse ushqehemi gabimisht, në studimin e fundit rezulton se ky është një virus që ushqehet nga sheqeri.
Nëse jam ushqyer gabim dhe rezultoj pozitiv, si shërohem ka një rrugë tjetër apo izolim?
Varet nga sistemi imutitar, 70% e baktereve që ne kemi në zorrë janë ato që na mbrojnë ose sulmojnë në varësi të ruajtjes që ne i bëjmë ketë e ka ditë Hipokrati para 2500 vjetësh. Trupi ka mekanizma dhe inteligjencë të caktuara për të aktivizuar qelizat e bardha që na ndihmojë. Nëse ne nuk kemi kujdes se më çfarë ushqehemi ose me çfarë i ushqejmë këto baktere që janë trilona, jemi si qenie njerëzore kemi vetëm 10 trilon qeliza. Çdo gjë në nivelin qelizor për të bërë metabolizmin, duket bakteret që energjinë që marr nga gjaku dhe me oksigjen në energji për qelizën.Nëse ky virus nuk depërtohet në qelizë nuk e merr inteligjencën nga qeliza nuk shumëzohet problemi është nëse depërton membranën e qelizës që mbrohet nga yndyrna të ndryshme dhe të dobishme. Momentin që deperton në qelizë ajo ndryshon metabolizmin, vetëshumëzohet dhe kalon në enët e gjakut dhe sëmuremi.
Si duhet të ushqehemi ne në këtë periudhë?
Sa herë të shkojmë janë dy pyetje çfarë ka në frigorifer dhe para është se çfarë sektori keni blerë në supermarket. Ne duhet të krijojmë traditë se me çfarë do e ushqejmë fëmijën, veten. Ne duhet të krijojmë traditë ndryshe për të ushqyer fëmijët. Pse fëmitë janë më të paprekshëm pasi janë më të fortë në sistemin imunitar.