Hetim ndërkombëtar për CEZ, Rama: Shqipëria ka legjislacionin e saj

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në SHBA, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për çështjen e fundit që ka tronditur politikën shqiptare, afera e CEZ.

Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, shefi i qeverisë shqiptare nuk ka pranuar që kjo çështje të hetohet nga prokurorë ndërkombëtare.

“Shqipëria është vend kandidat për në Bashkimin Europian, ka një legjislacion të vetin. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetimi për ta hetuar edhe nga prokuroria shqiptare, siç thonë mediat. Nuk ka asnjë shpikje alla-shqiptarçe për të bërë për këtë rast”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri tha se historia e CEZ-it është e sajuar nga opozita për të ‘devijuar drejtimin që ne kemi nisur’.

Rama tha gjithashtu se marrëveshja me CEZ u arrit për të çliruar kompaninë, ndërsa theksoi se prokuroria ka nisur një hetim.

“Le ta lëmë të flasë prokuroria për këtë çështje”, deklaroi Rama…. (vijon)

SHKARKO APP