Hetimet për Arben Frrokun, Tahiri: Policia bëri detyrën

Policia e Shtetit ka respektuar me përpikmëri detyrën për Arben Frrokun. Ky është rezultati i hetimit të ekspertëve ndërkombëtarë sipas Ministrit Tahiri.

Tahiri: Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të gjithave veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar policia e shtetit. Dje është bërë raporti dhe i është dorëzuar të gjithë partnerëve dhe policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit.

Pse nuk ishte shpallur në kërkim në faqen e Inperpol Tirana?

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri: Të lutem më lini të mbaroj. Kaq mund t’ju mjaftojë për këdo që ka ende kuriozitetin nëse policia e shtetit vepron sipas ligjit apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri tha më tej se të mërkurën është dorëzuar raporti për ekstradimin e Arben Frrokut nga Hollanda drejt vendit tonë.

Deklaratat Tahiri i bëri pas ceremonisë përkujtimore të policëve të rënë në krye të detyrës.

Tahiri: Vepra e atyre që dhanë jetën për të bërë Shqipërinë kjo që është sot është këmbana më e madhe e kujtesës për ne që sot jemi gjallë dhe kemi detyrën për të vazhduar veprën e tyre. Është këmbana më e madhe dhe thirrja më e fortë për të votuar reformën në drejtësi që është e vetmja mënyrë pa pushkë dhe pa armë për të vazhduar siç duhet atë që nisën ata që dhanë jetën për të bërë Shqipërinë më të drejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?