Hetimet për biznesmenin italian të vrarë në Tepelenë shkojnë edhe te konkurenca në treg
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.
Burime me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.
Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.
Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.
Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.
Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë por u liruan disa orë më vonë. Burime jozyrtare bënë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.
Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.
Dyshime të bazuara shprehen se mund të jetë vrarë nga konkurenca e tregut. Megjithatë policia po heton në disa pista.
KOHA JONË SONDAZH

