Hetimet për Klodianin vijojnë, rikthehet në detyrë kolegu i Hajdarajt

Verifikimet shtesë të Prokurorisë nuk arritën të japin të dhëna se polici i ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme. Pengesë për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në gjyq po bëhet ekspertimi i armës së gjetur më shumë se 100 metra larg vendngjarjes.

Me ndihmën e disa ekspertëve të huaj që asistojnë policinë janë kontaktuar dhe po vijojnë procedurat me disa laboratorë të specializuar jashtë vendit, ku pritet të dërgohet pistoleta pa gjurmë dhe e paidentifikuar se kujt i përket.

Pas disa ditësh i pezulluar, efektivi tjetër i ”Shqiponjave”, Erion Gjore që ndodhej ditën e ngjarjes së bashku me Nevaldo Hajdarajn, është rikthyer në detyrë. Nevaldo Hajdaraj që qëlloi mbi 25-vjeçarin në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, aktualisht akuzohet për vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?