Hetimet për UT, Rektori Koni: Të jenë të thella
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni thotë se mbështet hetimet e nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Reagimi i tij erdhi pas publikimit të lajmit në medias, sipas të cilave, Krimet e Rënda kishin nisur hetimet për të gjitha tenderat e zhvilluara nga Universiteti i Tiranës në periudhën e Konit, por edhe ish-paraardhësit të tij, Dhori Kule. Koni thotë se kërkon nga prokuroria të ndërmarrë një hetim të shpejtë dhe të thelluar.
Reagimi
Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar.
Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.
KOHA JONË SONDAZH

