Hetimet për vdekjen e shoferit, merren në pyetje disa efektivë të Gardës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, i cili ishte shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Mësohet se janë shoqëruar disa efektivë të Gardës së Republikës për tu marrë në pyetje në lidhje me lëvizjet e fundit të bëra nga 31-vjeçari Qordja.
Policia, Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës deri më tani kanë nxjerrë një njoftim për vdekjen e shoferit të ministrit.
Deklarata e Gardës së Republikës:
“Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?