HETIMET/ Piloti Guido Guidi nuk del para gjykatës, ruhet në vend sekret në Tiranë

Piloti italian Guido Guidi që drejtonte avionin e vogël tip Piper që u rrëzua në Ishëm të Durrësit, nuk do të dalë para Gjykatës si i akuzuar. ABC News raporton se ndaj tij nuk është ngritur akuzë pas marrëveshjes që ka bërë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke pranuar se kishte ardhur për trafik droge dhe ka treguar emrat e trafikantëve të përfshirë, shqiptarë e italianë.

Piloti Italian është marrë në ruajtje fizike nga Zyra për Mbrojtjen e Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë dhe po mbahet në një vend sekret në kryeqytet, i ruajtur 24 orë nga forca policie.

Emrat e personave që Guidi i ka dhënë hetuesve janë konfirmuar me precedent penal për trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, edhe autoritetet në Milano dhe në Bari kanë nisur hetimet për këtë çështje dhe për të identifikuar dhe zbuluar shqiptarët e italianët në Itali që “punësuan” pilotin italian Guido Guidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?