Hetimet te “Rana e Hedhun”; gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë në rrjetën e SPAK

SPAK-u po heton vrullshëm këdo zyrtar që shkel ligjin, sikurse edhe grupet kriminale që fshihen pas zyrtarëve shtetërorë.

Tokat në Lezhë, në bregdet, por sidomos te Rana e Hedhun, janë objekt i hetimit nga Prokuroria. Në fillim ka hetuar prokuroria e Lezhës, por mësohet nga burime shumë të rezervuara se SPAK po heton zyrtarë, drejtues të institucionesh, por flitet edhe prokuror e gjyqtarë të Lezhës, të cilët kanë shkelur ligjet me vendimet e tyre në favor të tjetërsimit të tokave në bregdet.

Te Rana e Hedhun e cila quhet “zona e veçantë e eurove” po hetohet se si luhet apo manovrojnë me vendime gjyqësore apo nga Hipoteka, ku flitet për dhjetra milionë euro.

Në fakt deri tani ka një të dënuar VIP, ish-kryebashkiaku Fran Frroku, ndërkohë burimet tregojnë se ka filluar një hetim i nisur nga një padi e një qytetari të cilit mafia vendase po mundohet ti marrë pronat te Rana e Hedhun.

Nuk dihet saktësisht nëse hetimi nga SPAK ka në proces verifikimi edhe të një vendimi gjyqësor të gjyqtares së Lezhës, Eglantina Biba, ku mohohet me vendim gjyqësor “masa sigurisë” kërkuar nga qytetari, pasi duket se vendimi është haptazi antiligjor. Por nuk përjashtohet sepse vendimi datë 13/11/2023, me numër regj 630 (21286-01333-53-2023) është depozituar në SPAK.

Me vendimin e poshtëshënuar gjyqtarja e lë të lirë tjetërsimin e pronës, kur me deshmi trashegimie i takon pjesë të pronës te Rana e Hedhun. Dyshimet janë se vendimi është dhënë kundër personit në mënyrë që pala e paditur të mund ti tjetërsojë edhe pronën e kërkuesit.

SPAK po investigon gjithashtu personat që kanë deklaruar investimet qindra milionë euroshe në atë zonë, burimin e parave, persona me pushtet lokal dhe qendror që mund të fshihen pas tyre.

SPAK-u punon pa zhurmë, heton dhe mbush dosjet. Me pas firmos arreste!

SHKARKO APP