Hetimi i dosjeve të pronave, që u bënë “çorap” në 25 vjet

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka pranuar se hetimi i falsifikimit dhe tjetërsimit te pronave është i vështirë.

Fenomeni i shkeljes se ligjit është i shtrirë në kohë përgjatë 25 viteve, por veçanërisht për shkak të politikës, e cila disa herë ka miratuar amnisti për vepra te kësaj natyre.

Dhe duke u nisur nga ky realitet numri një i akuzës ka sqaruar se ku do të shtrihet puna e Prokurorisë në raste, kur shkelësi nuk mund të ndiqet penalisht. Ndërkohë nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka shpjeguar rolin e policisë në këtë operacion.

Agjencia e Kthimit e Kompensimit te Pronave dhe Avokatura e Shtetit do të luajnë rolin e tyre që prona e tjetërsuara nëpërmjet falsifikimeve t’i kthehet shtetit ose pronarit te ligjshëm.

SHKARKO APP