Hetimi për Gulf, akuzë për mashtrim për dy administratorët
Mbërrin në prokurorinë e Tiranës referimi i policisë së shtetit për administratorët e kompanisë së karburanteve Gulf.
Policia e shtetit e ka referuar çështjen për akuzat e mashtrimit me pasoja të mëdha të kryer më shumë se një herë.
Mësohet se dy personat e denoncuar nga policia për kryerjen e kësaj vepre janë shtetasit Albano Aliko, aktualisht në kërkim dhe administratori tjetër i kompanisë, shtetasi gjeorgjian Irakli Zvanidze.
Pas marrjes së referimit nga policia, prokuroria pritet të nisë hetimet për skemën e shitjes së një sasie të mëdha tollonash me çmim të ultë për naftë he benzinë, ndërkohë që kompania mbylli pikat e furnizimit
KOHA JONË SONDAZH

