Hetuesit britanikë në Lezhë, vrasësit dalin të premten në Gjykatë

Për vrasjen mafioze të Ardian Nikulajt në Shëngjin, teksa ishte duke pirë kafe, nga një grup vrasësish nga Britania e Madhe, ka bërë që dy prokurorë britanikë të mbërrijnë në Shqipëri, kjo për tu njohur me dosjen hetimore.

Po ashtu mësohet se hetuesit anglez po zhvillojnë takime me drejtues te prokurorisë se Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me këtë çështje. Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur me pak rreth ekstradimit te personave te arrestuar në Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.

Kujtojmë se katër persona që u shpallën në kërkim në Shqipëri u kapën dhe u arrestuan në Britani. Steven Hunt, 49-vjeç, Thomas Mithan, 35-vjeç, të dy nga Bristol, dhe Edmond Haxhia, 37-vjeç, nga Birmingham, u shfaqën në Gjykatën e Westminster të shtunën e shkuar për procedurat e ekstradimit. Edhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol u shfaq në të njëjtën gjykatë të hënën. Ata u lanë në burg dhe pritet të dalin sërish para gjykatës këtë të premte.

SHKARKO APP