Hetuesit e BKH-së pajisen më në fund me a*më

Të cilësuar me nofkën si “dora e hekurt” e SPAK-ut, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, më në fund do të pajisen me armë, pistoleta të tipit ”Bereta”. Hetuesit tashmë janë në procesin e stërvitjes dhe po mësojnë në poligone sesi ta përdorin. Ata do ta përdorin për aksionet, arrestimet, apo edhe në rastet e vetëmbrojtjes si hetuesit e FBI-së. BKH u ndërtua si një strukturë solide, e pavarur nga Policia e Shtetit, duke punuar vetëm me prokurorin e posaçëm të SPAK. Rrugëtimi i hetuesve të BKH filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës. BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

SHKARKO APP