Hezbollahu sulmon sërish me raketa në veri të Izraelit

Sipas ushtrisë izraelite, milicia libaneze e Hezbollahut ka gjuajtur sërish me raketa në veri të Izraelit.

Sirenat e alarmit ajror ranë në qytetin port të Haifës dhe në Akko në veri, tha ushtria, duke shtuar se pesë predha ishin kapur.

Shërbimi izraelit i shpëtimit “Magen David Adom” tha se fillimisht nuk kishte asnjë informacion për viktima.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulme të ndryshme në veri të Izraelit.

Sipas raporteve ushtarake, brenda 24 orëve, forcat ajrore izraelite kanë sulmuar rreth 200 objektiva të Hezbollahut në zonat e thella të Libanit dhe në jug të vendit.

Ushtria izraelite ka intensifikuar ndjeshëm fushatën e saj kundër milicisë Hezbollah që nga shtatori.

Kjo përfshin sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore në Liban.  Banorët kanë raportuar shkatërrime të mëdha në shumë qytete. //a.i/

ATSH

SHKARKO APP