Hidhen projektet e reja në platformën e parë dhe të vetme crowdfunding në Shqipëri, Smile.al

Dy projekte mjaft të bukura kanë startuar në platformën Smile.al. Këto projekte konsistojnë në dy kauza sensitive po dhe me mesazhe mjaft pozitive për atë që përcjellin.

Projekti: “Garo/Mbështet si Maratonomak”, i Sindromës Down Albania, kërkon mbledhjen e fondeve për të mbështetur shërbimet terapeutike të 43 fëmijëve të qendrës Pro Pak. Një projekt i cili prek një kauzë sociale për t’i dhënë mbështetje këtyre fëmijëve në rritjen, zhvillimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Sa i bukur aq edhe sensibilizues për ne si shoqëri, për të kuptuar jo vetëm që duhet t’i mbështesim fëmijët me aftësi ndryshe, po duhet të tregojmë përkrahjen tonë dhe për të krijuar hapësirat dhe mundësitë e duhura për një të ardhme të sigurt për ta. Le të japim të gjithë si shoqëri një mbështetje morale, financiare po dhe shpirtërore për këta fëmijë.

Projekti i dytë: “Ekipi i të Amputuarve Shqiptar 2019” sjell pranë nesh shpirtin e jashtëzakonshëm të këtyre njerëzve, të cilët gjejnë forcë dhe motivim tek sporti i bukur i futbollit. Ata kanë krijuar skuadrën e tyre të zemrës, kanë marrë pjesë në disa kompeticione ndërkombëtare, po sot duan ta zgjerojnë aktivitetin e tyre duke krijuar ekipe të tjera anembanë Shqipërisë. Shumë sfidues si projekt, po kur je pranë tyre kupton sa shumë dëshire kanë të vazhdojnë përpara duke kapërcyer vështirësitë. Ndaj, në duhet t’i mbështesim, aq sa mundemi për të realizuar ëndrrën dhe projektin e tyre kaq të bukur.
Disa projekte të reja do të hidhen së shpejti në platformë, të gjitha me kauza specifike, të veçanta, kuptimplota dhe kaq të domosdoshme sot për shoqërinë tonë, për të kuptuar që si individë dhe biznese, duhet të kontribuojmë në aktivitete filantropike të cilat sjellin vlerë për një shoqëri më të mirë.

SHKARKO APP