Hidhet në erë makina e një biznesmeni në Krujë

Makina e një biznesmeni nga Kruja është hedhur në erë mesditën e kësaj të shtune, teksa ishte e parkuar pranë lokalit të tij, në qendër të qytetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mësohet se mjetit të biznesmenit, Eduard Çela i është vendosur lëndë shpërthyese.

Policia e Krujës ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen që tronditi gjithë qytetin, ndërsa dyshohet se shpërthimi i mjetit është bërë për shkak të konkurrencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?