Hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen një i ri te “Zogu i zi”

Një i ri rreth të 30-ve i ka dhënë fund jetës sot, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në kryeqytet, gjatë paradites te zona “Zogu i zi”, pas një karburanti.

 Sipas burimeve në vendngjarje  është hedhur nga lartësia e pallatit, një person i seksit mashkull rreth moshës 30-35 vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra nga hedhja e tij, i riu  ka gjetur vdekjen, por nga ana e uniformave blu nuk është bërë ende identifikimi, për shkak se nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Po punohet gjithashtu për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të ndjerin drejt vetëflijimit.

SHKARKO APP