Hidhet shorti në KQZ: PS numri 5 në fletën e votimit, koalicioni i Berishës i pari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të mbajë numrin 1 në fletën e votimit, ndërkohë që Partia Socialiste mban numrin 5.
I dyti do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa numrin 5 e ka Partia Socialiste me Edi Ramën.
Aleanca Demokracia e Re do ketë numrin 8, PSD e Doshit do mbajë numrin 11. Shqipëria Bëhet numri 6.
Subjektet që do jenë në fletë të votimit
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – numri 1
Aleanca Demokracia e Re – numri 8
Partia Social Demokrate – numri 11
Lëvizja Atdheu – numri 3
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” –numri 6
Partia Lëvizja Bashkë – numri 2
Koalicioni Euroatlantik – numri 4
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –numri 9
Partia Socialiste – numri 5
Partia Mundësia – numri 10
Aleanca Kombëtare Shqiptare –numri 7