Hije skandali, Berisha: Lirohet vrasësi i 5-fishtë, Kostandin Xhuvani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij në Facebook një denoncim që lidhet me Kostandin Xhuvanin, djalin e Luiza Xhuvanit, aktoresh dhe ish-deputetes së PS-së.

Xhuvani është i dënuar për 5 vrasje, por prej dy javësh nuk gjendet në burg.

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Superskandal!

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama liron nga burgu vrasesin e dashur serial te organizates kriminale “Rilindja”, Kostandin Xhuvani

Motivi: Kosta ka vrare 5 te rinj. por eshte xhani i partise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Kostandin Xhuvani vrasesisi i 5 te rijve nuk esht me ne burg. Para dy javesh Kosta ka qen ne QSUT eshtë ber operim nga doktorri per apendisitin dhe ne dallim nga te burgosurit e tjere qe trajohen ne spital apo qe edhe vdesin pa kurrfar ndigme ate me urdher nga Rama e kan marr familjaret brenda dites nga spitali. Esht operu naten dhe e kan mor direkt familjaret sesht rregjistruar fare ne rregjistrat e spitalit te burgut dhe nuk esht ne burg me nderhyrje nga vet Rama esht liruar nga burgu nen pretekstin e operacionit

Pse ndodhet në burg Konstandin Xhuvani?

Më 10 mars 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Kostandin Xhuvanin me 35 vjet burg. Katër muaj pas vrasjes së 4 personave, 25 –vjeçari do të mësonte se pjesën më të madhe të jetës do ta kalojë pas hekurave. Ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Personi që mban mbi supe 5 vrasje, përfshirë atë të Alfred Musabellit, më 12 shkurt të vitit 2011, e ka pritur vendimin me qetësi. Nuk bëri asnjë deklaratë.

Kostandin Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit 2014 pranë fakultetit Ekonomik, pasi kishte qëlluar me pistoletë Edison Jahon dhe Enea Xhajn, dy persona me të cilët kishte pasur konflikt të çastit, si dhe mikun e tij Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola, që ishte klient i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi krimi.

Xhuvani u arrestua pak metra larg lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, në tentativë për t’u larguar. I kërkoi efektivit të policisë që ta falte, duke i thënë se ishte djali i deputetes së PS-së Luiza Xhuvani. Bashkë me policin ndodhej edhe Enver Basha, një qytetar që duke udhëtuar me motoçikletën e tij, u përplas me Xhuvanin dhe mikun e tij Erald Sida, që po transportonin në makinë Arbër Demirajn që kishte vdekur. Basha e ndoqi Xhuvanin për afro 50 metra derisa bashkë me një efektiv të patrullës së policisë e bllokuan.

Një ditë para vendimit të gjykatës, 25 –vjeçari kërkoi ndjesë për krimin e kryer, duke thënë se kishte qenë nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ky  do të ishte dënimi i dytë që Konstandin Xhuvani merr nga drejtësia shqiptare. Për vrasjen e Alfred Musabellit, në shkurtin  e vitit 2011 u dënua vetëm me 2 vjet burg.

Pas daljes nga burgu u shpall dy herë në kërkim nga policia. Një herë më 26 prill të vitit 2014, pasi dyshohej se kishte qëlluar me pistoletë disa të rinj në Gjirokastër dhe herën e dytë në qershor të 2014 kur policia hyri në Lazarat, pasi u dyshua se ishte anëtar i grupit të zjarrit që po qëllonte mbi forcat e rendit. Emri i tij u publikua nga Policia e Shtetit si një prej personave që gjendej në kodrat e Lazaratit. Dy ditë më pas e ëma, Luiza Xhuvani, në cilësinë e deputetes së Partisë Socialiste do ta sillte përpara Parlamentit për t’i treguar opozitës dhe publikut se djali ishte në shtëpi, jo në “fshatin e kanabisit”. Ajo e mbrojti në këtë rast, por pak muaj më vonë, kur do të deklaronte dorëheqjen si deputete, kërkoi që të bëhet drejtësi. Dhe drejtësia vendosi: pasi mori 5 jetë njerëzish, ai do të vuajë 35 vjet në burg. /zëri info

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?