Hije skandali/ Policët panë vrasësin e avokatit Ravik Gurra, por nuk reaguan

Nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen që tronditi vendin. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e 22 Marsit në një lokal në qendër të Elbasanit, ndërsa atentatori kaloi i qetë pranë patrullës së policisë.

Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë, raporton AbcNews.

Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për “ABC”-në se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mosreagimi i policëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.

I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këqyrjes së pamjeve nga kamerat e sigurisë, përsëri nuk është bërë e mundur identikiti i autorit të dyshuar të vrasjes edhe pse ishte i pamaskuar.

Menjëherë pas krimit, një automjet u gjet i djegur në periferi të Elbasanit në afërsi të fshatit Bradashesh, nga ku dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në atentat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?