Hila: Janullatos mori rrugën i sëmurë dhe shkoi në Athinë

Edhe pse jo në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore, kryepeshkopi Anastas Janullatos ka udhëtuar drejt Greqisë, për t’u takuar me presidentin grek dhe kryeministrin në detyrë, Aleksis Tsipras. Ai u është ankuar atyre për kishën e Dhërmiut.

Dhe nga ana e tij, publicisti Dritan Hila thotë se në vend që t’u ankohej autoriteteve shqiptare, ai shkon në Greqi.

Hila shkruan gjithashtu se Janullatos po armiqëson Kishën Ortodokse dhe vetë besimtarët ortodoksë, me shtetin shqiptar.

“Kishte kohe qe thuhej se Janullatosi eshte i semure. Megjithate mori rrugen per Athine te ankohej per Shqiperine. Kishte dy rruge, ose te takonte kryeministrin shqiptar, presidentin e Shqiperise apo kryeparlamentarin; ose te shkonte ne Stamboll e takonte Bartolomeun qe eshte edhe i pari i ortodokseve. Zgjodhi rrugen qe nuk ka asnje kuptim doktrinar apo protokollar, te ankohej tek Greqia. Ortodoksia shqiptare, nuk eshte pjese e asaj greke, e aq me pak ortodokset shqiptare kane kerkuar si tutor te tyre qeverine greke. Ne vend se te veje vetulla, po nxjerr syte: po kerkon aleate aty ku nuk dine se ku kane koken, por me e keqja eshte se po armiqeson kishen ortodokse me shtetin shqiptar dhe me ortodokset vete”, shkruan Hila.

SHKARKO APP