Hilja e draftit, neni “H” shpëton prokurorët e gjyqtarët mëkatarë
Drafti i miratuar dje në Kuvend për reformën në drejtësi, ka edhe një tjetër pikë të “nxehtë”, që mund të shërbejë si portë shpëtimi për të gjithë gjyqtarët e prokurorët që nuk janë të pastër. Bëhet fjalë për pikën “H”, e fundit e amendimeve kushtetuese, e cila, për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk duan të jenë pjesë e verifikimit të pastërtisë së tyre ligjore dhe hetimit pasuror, jep një zgjidhje, madje dhe favorizuese nga ana financiare.
Po ashtu, të tre anekset e tjerë që saktësojnë se si do të bëhet hetimi pasuror, profesional dhe i lidhjeve të tyre me krimin, ekspertët janë kujdesur të saktësojnë se nëse rezultojnë shkelës, këto prova nuk mund të përbëjnë bazë për përgjegjësi penale për gjyqtarët dhe prokurorët.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Hkg18iHS7Zs&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

