Hillary Clinton flet për sëmundjen e saj
Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton ka konfirmuar se ka pasur marrje mendsh dhe ka humbur drejtpeshimin gjatë ceremonisë përkujtimore për sulmet e 11 shtatorit, por ka thënë se menjëherë është ndjerë më mirë.
Clinton ka lënë ceremoninë që po zhvillohej në Nju Jork dhe në një video postuar në rrjetet sociale është parë se ajo është ndihmuar nga ndihmësit e saj për tu futur në makinë.
“Mu morrën mendët dhe e kam humbur drejtpeshimin për një minute, por pasi hyra në makinë dhe u freksova, konsumova ujë, menjëherë u ndjeva më mirë”, ka thënë Clinton në një intervistë për CNN.
Pas një dite pushim, Clinton thotë se “ndihem shumë më mirë dhe sigurisht që është dashur që të pushoj më herët”.
Clinton pranoi se ka injoruar këshillat e doktorëve të saj, që të marrë disa ditë pushim, pasi më 9 shtator u diagnostifikua me pneumoni.
KOHA JONË SONDAZH

